Skandali i tokave në Spille, rikthen në qeli 4 ish-zyrtarë, por jo familjarët e ish-kryesocialistit dhe ish-kryebashkiakut të Kavajës. Emrat

Shqipëria

Skandali i tokave në Spille, rikthen në qeli 4 ish-zyrtarë, por jo familjarët e ish-kryesocialistit dhe ish-kryebashkiakut të Kavajës. Emrat

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 22:07
Dritan Kazazi

Policia e kavajas ka prangosur sonte 4 ish-zyrtarë që janë përfshirë në skandalin e tjetërsimit të pronave në Spille. Arrestimi i tyre u bë pas vendimit të Gjykatës së Apelit ët Durrësit , që riktheu në qeli, zyrtarët e liruar më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë e Kavajës.

Mësohet se Dritan Kazazi, Nezir Leçini, Aldo Kila dhe Agron Xhelezi janë rikthyer këtë të mërkurë në qeli,

Krahas tyre, Gjykata e Kavajës liroi nga qelia edhe dy të pandehurit kryesorë për abuzimet me 36 tokë ha në bregdetin ranor të Spillesë, vjehrrin e Gentian Dajas, ish-kreut të Partisë Socialiste në Kavajë, Said Cikalleshit dhe juristin e hipotekës Andi Gjeçi, të cilët nuk janë rikthyer në qeli.

Vjehrri i ish-kreut të Partisë Socialiste në Kavajë, Said Cikalleshi, i marrë i pandehur nga prokuroria e këtij qyteti për skandalin e tjetërsimit të pronave shtetërore në plazhin e Spillese, është liruar nga qelia në muajin gusht të këtij viti.

Për këta dy ish-zyrtarë dhe 7 persona të tjerë prokuroria e Kavajës ka hapur një dosje me 11 mijë e 800 faqe, në të cilat dyshohet se faktohet implikimi kriminal i zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, në skemën e grabitjes së tokës shtetërore, duke e tjetërsuar më pas në subjektet private.

Mes personave që kanë përfituar nga kjo skemë, duke blerë sipërfaqe toke në plazhin e Spillesë, janë dhe prindërit e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, por dhe persona të afërm të tjerë që kanë lidhje me të.

“Banorët kanë përfituar tokë dhe që më pas e kanë shitur apo kryer transaksione të tjera, nuk janë njohur me asnjë lloj dokumentacioni për tokën, por vetëm kanë kryer aktin e shitblerjes së tokës, ku noteri u ka shkuar në shtëpi dhe kanë firmosur në mirëbesim”, thuhet në dokumentet e hetimit të Prokurorisë.

Dokumentet e hetimit tregojnë se toka e tjetërsuar fillimisht në emër të banorëve të zonës u kaloi përmes kontratave të shitjes apo të dhurimit të afërmve të pushtetarëve lokalë të Kavajës, ku kryeson rrethi familjar i ish-kryetarit të Bashkisë, Elvis Rroshi.

Duke ndjekur gjurmët e kontratave, prokurorët gjetën se përfitues ishin edhe prindërit e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi dhe rrethi familjar i bashkëshortes së tij.

Në total sipas prokurorisë janë 135 praktika që pasi kanë marrë AMTP nga ish-komuna Kryevidh, kanë filluar hipotekimin e sipërfaqeve tokësore me pyll në bregdetin e Spillesë.

“Të 135 praktikat e falsifikuara tashmë janë sekuestruar dhe bllokuar në hipotekë dhe në terren nga prokuroria e Kavajës, ku bëhet fjalë për katër parcela mjaft të mëdha të cilat mbulojnë të gjithë bregun ranor dhe pyll në plazhin e Spillesë”, thotë prokuroria.

Të pandehur

1.      Seid Cikalleshi

2.      Andi Gjeçi

3.      Dritan Kazazi

4.      Aida Gjoci

5.      Asim Arkaxhiu

6.      Aldo Kila

7.      Ilir Kaja

8.      Agron Xhelezi

9.      Nezir Lecini

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat