Prof. Krisafi: Edhe nëse bie ligji i luftës në Greqi, shqiptarët s'mund t'i marrin pronat

Shqipëria

Prof. Krisafi: Edhe nëse bie ligji i luftës në Greqi, shqiptarët s'mund t'i marrin pronat

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 22:49
Ksenofon Krisafi

Profesori Ksenofon Krisafi, pjesë e grupit negociator për marrëveshjen me detin me Greqinë, tha në studion e "Arena", u shpreh se me rënien e ligjit të luftës në Greqi bien automatikisht edhe dekretet për sekuestrot preventive të pronave.

Krisafi: Po ra ligji i luftës bien automatikisht edhe dy dekrete që kanë të bëjnë me sekuestron preventive të pasurive të shqiptarëve. Në qoftë se nuk bëhet ndonjë lloj marifeti. Mund të hiqet ligji i luftës dhe mund të bëhet diçka tjetër. Ka disa akte që kanë dalë në shtetin grek për sa i përket regjistrimit në kadastra të pronave gjë që i ka bërë shqiptarët të humbasin afatet ligjore të regjistrimit të pronave të tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat