Ironia e Ramës/ Zëvendëson zv.ministrin me atë që e akuzoi për plagjiaturë

Shqipëria

Ironia e Ramës/ Zëvendëson zv.ministrin me atë që e akuzoi për plagjiaturë

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 07:01
Ervin Demo dhe Taulant Muka

Ervin Demo mbase nuk do ta kishte menduar asnjëherë që postin e tij do ta zinte personi që u bë shkak për t’u larguar nga detyra e zv/ministrit të Arsimit.

Megjithatë kjo ndodhi.

Taulant Mukës, shkencëtari shqiptar në fushën e mjekësisë që jeton e vepron prej pak vitesh në Kopenhagen të Danimarkës, do t’i duhet tashmë të shkëputet disi nga impenjimet e tij në fushat e kërkimit shkencor për t’u fokusuar në rolin e zv.ministrit të Arsimit në qeverinë e kryeministrit Rama.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, mjeku Taulant Muka, është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Muka denoncoi plagjiaturën që Demo kishte bërë në një artikull titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011.

Akuzat publike bënë që Demo të jepte dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit më 19 tetor të këtij viti.

VENDIMET E PLOTA

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ervin Demo, zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

***

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Taulant Muka emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat