Spahiu: Shqiptarët paguajnë shumë taksa, por qeveria ku i çon paratë e tyre….

Shqipëria

Spahiu: Shqiptarët paguajnë shumë taksa, por qeveria ku i çon paratë e tyre….

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 09:54
Deputeti i Levizjes Socialiste për integrim Përparim Spahiu

Deputeti i Levizjes Socialiste për integrim Përparim Spahiu ka reaguar në një shenim në rrjetet sociale në lidhje me taksat që paguajnë përditë shqiptarët.

“Jemi vendi me barën fiskale më të lartë..!!!”, shkruanm deputetei i LSI dhe shtron pyetjen për qeverinë se çfarë bëjnë me paratë që mbledhin….

Ja postimi i plotë i tij:

Jemi vendi me barën fiskale më të lartë..!!!
---------
Mund të paguash dhe më tepër taksa, është zgjedhje e çdo qeverie me politikat e saj, por rëndësi ka se çfarë bën me paratë që mbledh dhe a i kthen ato në të mira për shtetasit e tu?!

Rezulton që jo, pasi nuk shpjegohet se pse:

- Prej pesë vitesh nuk ka rritje pagash.

- Shkollat po duan ti ndërtojnë me PPP.

- Dhe spitalet me PPP.

- Rrugët po ashtu, me PPP.

- Ato rrugë të ndërtuara si mirëmbajnë dot (shto këtu dhe 200 milion euro që marin nga taksa e qarkullimit).

-Bujqësinë nuk e subvencionojnë dot.

- Emigrim masiv, tani dhe ata që deri dje paguheshin më mirë, duan të ikin.

Tani lind pyetja, ku dreqin apo çfarë dreqin, bëni me paratë që mbildhni???

P.S. Një përgjigje e jep KLSH pas kontrolleve të saj kur thot se janë mbi 720 milion euro abuzime..!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat