Vrasja e Katcifas, a po teprohet me dëshmitë e familjarëve nga mediat greke?

Shqipëria

Vrasja e Katcifas, a po teprohet me dëshmitë e familjarëve nga mediat greke?

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 10:57
Kostandinos Katcifas

Nuk kane të mbaruar nga dita në ditë dëshmitë e familjarëve të 35 vjeçarit të vrarë minoritar, Kostandinos Katcifas, dhënë për mediat greke.

Që nga pamjet e para që pranuan të vetëfilmohen per mediat greke se si e ëma e qante vdekjen e të birit e deri në akuza konkrete ndaj policisë shqiptare për një ngjarje ku disa pjesëtarë të familjes nuk kanë qënë as fare në Bularat.

Motra e Konstandinos Kacifas, e cila është raportuar se mbërriti në Bularat pas vrajses të të vëllait ka hedhur akuza të forta ndaj sjelljes së policisë shqiptare.

Për mediat greke, ajo ka theksuar se familja është terrorizuar pas ngjarjes, teksa nënës që po vajtonte djalin e vet, sipas saj, i është vënë arma në kokë, ashtu sikurse edhe babait.

Mediast greke e cilësojnë rastin e vrasjes së Konstantinos Katsifas, të mbështjellë me nota thrilleri.

Familjarët raportuan gjithashtu se 35 vjecari Konstantinos ishte thirrur të paraqitej në stacionin policor dy ditë përpara incidentit tragjik, ndoshta për të kërkuar shpjegime apo për të folur për flamujt grekë.

Ajo që dalloi në gjithë këtë vorbull dëshmish rreth ngjarjes ishte ajo e motrës së tij.

“Komandot erdhën në shtëpi. Mamaja ishte duke qarë për vdekjen e vëllait, por ata nuk patën mëshirë dhe ia vunë armën tek koka duke i thënë se ‘nuk jemi në Greqi, por në Shqipëri’. Një gjë e tillë ndodhi edhe me babain. Ishte një skenë e tmerrshme. Kjo ishte e papranueshme, një vepër kriminale. E tillë ishte edhe skena kur hanin para mamasë çfarë gjenin në shtëpi”

Burime nga mediat greke bëjnë të ditur gjithashtu se familjarët e Kacifas pritet të dëshmojnë në Greqi tek autoritetet për ngjarjen pasi edhe organi i akuzës atje ka nisur nje hetim të veçuar lidhur me vdekjen e minoritarit Kacifas.

Por përpos asaj që shkruajnë me shumë zell mediat greke, deri më tani zyrtarisht nga pala greke nuk ka nisur asnjë hetim, për ekspertizën ligjore të Kostandinos Katcifas është ngritur një grup ekspertësh shqiptarë dhe asnjë grek dhe se vetë RENEA thuhet se ka filmuar gjithë ngjarjen e vrasjes ndoshta për ta bërë publike, atëherë kur pilafi s’mban me ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat