Reagimi: Tahiri si ajo baxhella që tund çarçafët e virgjërisë…

Shqipëria

Reagimi: Tahiri si ajo baxhella që tund çarçafët e virgjërisë…

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 12:10
Edi Paloka

Ashtu siç kishte paralajmëruar, ish-ministri Saimir Tahiri ka dalë në një deklaratë për mediat për të treguar sipas tij të vërtetën. Tahiri tha se drejtësia italiane ka mbyllur hetimet ndaj tij, pasi nuk kanë gjetur asnjë përfshirje në aktivitet të paligjshëm.

Pas deklaratës së tij reagoi nënkryetari demokrat, Edi Paloka.

“Dikur, ruajta e virgjerise per femrat ka qene nje problem jo i vogel. Ka patur dhe zakone te tilla , qe pas nates se pare te marteses, carcafet e gjakosur, duhej te vareshin ne vend te dukshem qe bota te kuptonte se nusja kishte dale e virgjer.

Virgjeria vazhdoi te ishte problem dhe gjate komunizmit, po vajzat e shkathta e gjeten zgjidhjen.

Femra qe ishin palluar sa e me ke kishin mundur , kur ju vinte koha per tu martuar, shkonin tek gjenekologu dhe “qepeshin”. Pas kesaj familja ju gjente ndonje burre nga provinca ku nuk e njihnin dhe gjithshka shkonte per bukuri, madje aty ku vazhdonte ndiqej zakoni, vareshin dhe carcafet e pergjakur.

Problemi ishte se pasi martoheshin, ato vazhdonin avazin e vjeter…
Nje baxhelle te tille sa e pame ne konference duke tundur carcafet perpara gazetareve,” shkruan Paloka në FB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat