Kuvendi miraton dy kandidaturat e PS-së për KQZ-në. Balla: Ka edhe dy vende për demokratët

Shqipëria

Kuvendi miraton dy kandidaturat e PS-së për KQZ-në. Balla: Ka edhe dy vende për demokratët

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 14:34
Taulant Balla

Me 74 vota pro, shumica e majtë miratoi në Parlament dy kandidatët e propozuar nga Partia Socialiste për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rezarta Bitri dhe Bledar Skënderi.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, shfrytëzoi rastin t’i kthente përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha, i cili pretendon se me këtë lëvizje PS-ja i mori PD-së një anëtar.

Balla tha se dy vendet që pretendojnë demokratët janë ende të lira, pasi në total vakancat që krijohen në KQZ për përfundim mandatesh janë 4.

Tashmë që dy u plotësuan me propozimet e mazhorancës, mbetet që opozita të dërgojë në Kuvend propozimet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat