Gati sa nuk humbi të ëmën 2 vite më parë, Jozefina Topalli rrëfen momentet e vështira

Shqipëria

Gati sa nuk humbi të ëmën 2 vite më parë, Jozefina Topalli rrëfen momentet e vështira

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 18:33
Jozefina Topalli gjate emisionit

Politikania e njohur e të djathtës shqiptare Jozefina Topalli ka folur pasditen e sotme te “Rudina” për karrierën, familjen dhe pasionet e saj. Diku nga fundi i bisedës Topalli ndau me publikun që e ndiqte një moment shumë të vështirë të jetës së saj familjare të cilin siç u shpreh e ka përjetuar shumë keq.

Kur u ndal të fliste për familjen, Topalli tregoi se e ëma e saj, e cila asokohe jetonte në shtëpinë e vjetër 100 vjeçare në Shkodër, dy vite më parë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, gati-gati në fund të jetës. “Ka qenë një moment shumë i vështirë për mua. Para dy vjetësh mamaja ime ishte në fund të jetës, unë e mora siç ishte me autoambulancë dhe e solla në Tiranë te apartamenti im”-rrëfeu me sy të përlotur ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë.

Në ekran u shfaqën disa foto nënë e bijë ku dukej e ëma e politikanes e ulur në një karrocë me rrota. “Asaj akoma nuk i pëlqen këtu (në Tiranë) pasi është mësuar në shtëpinë e saj të vjetër e me dhoma të mëdha, por unë jam e qetë dhe e lumtur që e kam pranë”– u shpreh Jozefina Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat