Protesta më 24 nëntor dhe 8 dhjetor, kush qëndron pas Lëvizjes për Shpëtimin e PD-së?!

Shqipëria

Protesta më 24 nëntor dhe 8 dhjetor, kush qëndron pas Lëvizjes për Shpëtimin e PD-së?!

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Teksa Lulzim Basha në zgjedhjet e 2017 la jashtë listave për deputetë figura me peshë të PD-së si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Arben Imami, Eduard Selami, Ridvan Bode etj, duket se në këtë forcë politike ka shumë të pakënaqur me lidershipin.

Së fundmi në rrjetet sociale qarkullon një grup që bën thirrje për shpëtimin e Partisë Demokratike dhe çlirimin e Shqipërisë nga qeveria e Edi Ramës.

Në këtë grupim që është quajtur  “Lëvizja për Shpëtimin e PD-së, Lëvizje Konservatore AntiEstablishment”, bëhet thirrje për protesta për te shpëtuar Partinë Demokratike nga Rama dhe kapja sorosjane.

Nuk dihet se kush janë ideatorët dhe mbështetësit e këtij grupimi, por bëhet thirrje për protesta në datat 24 nëntor dhe 8 dhjetor.

Image

Deklarata

LËVIZJA PËR SHPËTIMIN E PD DHE SHQIPËRISË

LËVIZJE KONSERVATORE ANTIESTABLISHMENT

Deklaratë

Tiranë, 31 Tetor 2018

Sot në dt 31 Tetor 2018, pas takimeve 1 mujore në mbi 20 qytete të Shqipërisë, brenda Partisë Demokratike nis veprimtarinë e saj Lëvizja për shpëtimin e PD dhe Shqipërisë, Lëvizje Konservatore Anti-Establishment. Ajo përbëhet nga anëtar, të rinjë dhe themelues të PD me qëllimin e vetëm të shpëtimit të Partisë Demokratike dhe Shqipërisë.

Qeverisja Oligarkie Sorosjane po zbaton një Axhendë që po e çon Shqiperinë drejt Falimentimit, Rrënimit dhe Shpopullimit të plotë të saj.

Oligarkia qeverisëse në pushtet ka marrë nën kontroll dhe përvetëson çdo pasuri të këtij vendi duke varfëruar dhe rrënuar shqiptarët!

Krimi çdo ditë e më shumë po mbjell pasigurinë dhe frikën te çdo individ dhe gjithë shoqëria.

Prodhimi dhe trafiku i drogës kanë kapur peng dhe po shkatërrojne ekonominë dhe shoqërinë.

Sistemi i drejtësisë po shkatërrohet dhe kapet nga qeverisja nën petkun e “Pastrimit”, e realizuar kjo me ndihmën e opozitës, bashkërenduar sipas axhendës sorosjane.

Sot kemi një sistem politik “demokratik” të kapur dhe dështuar, që buron nga një proçes i blerjes dhe manipulimit të votës nga struktura kriminale mafioze.

Shqipëria po braktiset pa kthim, ndërkohë që ngrihen kampe sekrete refugjatësh nga Azia e Afrika përditë!

Qeveria Shqiptare dhe gjithë Establishmenti sipas axhendës sorosjane prej vitesh po ndjekin një politike antiamerikane duke ulur interesin e tyre mbi Shqipërinë, interes sa jetësor dhe i natyrshëm për Kombin tonë!
Shqiptareve ju kanë vrarë shpresën !

Opozita, si alternative e shpresës, ka po aq pergjegjësi. 
Dështimet e saj njëpasnjëshme dhe procesi i vetëshkatërrimit kanë humbur totalisht besueshmërine e saj, para demokratëve dhe shqipëtareve.

Fenomenet e saj të brendshme jodemokratike dhe së fundmi procesi zgjedhor, ku ne shume raste shkelen hapur rregullat dhe procedurat, po shkërmoqin përfundimisht strukturat e saj edhe në bazë, duke e çuar drejt një force politike të dorës së dytë.

Së fundmi, alternativa e “zgjedhjeve të lira dhe të ndershme” nëpërmjet “dekriminalizimit të qeverisjes” e ka kthyer qëndrimin e saj në qesharak.

Marrëveshja e 17 Majit dhe Zgjedhjet e 2017 ishin një Grusht Shteti që prodhoi një Regjim Diktatorial dhe Opozitë Fasadë “Demokratike”!

Kërkesa dhe firmosja e mbi një mijë demokrateve nga mbi 20 qytete të Shqipërisë, për grisjen e mandateve, si akti i parë i thirrjes së një protestë mbarëkombëtare, u përcmua dhe nuk u morë në konsideratë nga Lulzim Basha dhe organet e PD, të kthyera tashmë në jolegjitim.

Prandaj sot, Lëvizja për shpëtimin e PD dhe gjithë Shqipërisë, Lëvizje Konservatore AntiEstablishment, fton çdo demokrat dhe shqipëtar që ti bashkohet protestave të pandërprera demokratike, duke marrë shembujt e suksesshëm të shumë vendeve të tjera europiane.

Demokratë ! 

Rruga e vetme e mbetur është :

- 24 Nëntor proteste e pandërprerë për ti kthyer legjitimitetin, besimin dhe për te shpëtuar Partinë Demokratike nga Rama dhe kapja Sorosjane.

- 8 Dhjetor protestë e pandërprerë për largimin e kesaj Qeverisje Diktatoriale dhe gjithë Establishmentit.

ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË !

GOD BLESS ALBANIA !!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat