Hetimet e vrasjes së Kacifas, sot në Shqipëri vjen një zyrtar i policisë greke

Shqipëria

Hetimet e vrasjes së Kacifas, sot në Shqipëri vjen një zyrtar i policisë greke

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 09:33
Konstandinos Kacifa

Një zyrtar i policisë greke do të vijë sot në Shqipëri, lidhur me hetimet për vrasjen e minoritarit grek, Konstandinos Kacifas.

Mediat greke bën me dije se oficeri grek, do të vijë në Shqipëri për të bashkëpunuar me policinë shqiptare, për të marrë të gjitha informacionet lidhur me hetimet e deritanishme dhe detajet e vdekjes së Kacifas.

Ai do të shkojë në Bularat në vendin e ngjarjes dhe më tej do të kontaktojë me autoritetet policore shqiptare për vijimin e hetimeve.

35-vjeçari Kacifas, mbeti i vrarë gjatë festës së përvitshme në përkujtim të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin e Shqipërisë.

Fillimisht Kacifas qëlloi me armë zjarri ndaj policisë, ndërsa më tej kur uniformat blu u vunë në ndjekje, ai nuk i ndali të shtënat drejt mjeteve të policisë.

Kështu pas disa orësh ndjekje, 35-vjeçari u rrethua, por edhe nga aty nuk i ndali të shtënat. Kjo bëri që gjatë shkëmbimit të zjarrit të mbetet i vrarë, duke refuzuar që të dorëzohet, sipas versionit të policisë shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat