Shqipëria voton sërish kundër SHBA këtë radhë për Kubën, reagon ish-ministri i Jashtëm

Shqipëria

Shqipëria voton sërish kundër SHBA këtë radhë për Kubën, reagon ish-ministri i Jashtëm

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 09:50
Foto

Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu ka bërë të ditur se Shqipëria ka votuar sërish kundër SHBA-së në OKB, këtë radhë për Kubën. Në shënimin e tij në Fb, Shehu ngre pikëpyetjen: Përse?

"Përsëri votë kundër SHBA-së në Asamblenë e OKB-së nga përfaqësuesi shqiptarë, duke votuar "pro" Rezolutës së paraqitur nga Kuba për heqjen e sanksioneve amerikane ndaj saj. Ndërkaq paradoksalisht përfaqësuesi ynë "abstenon" për amendametet e paraqitura nga SHBA për këtë Rezolutë!

Në këto vitet e fundit ka një ndryshim të qëndrimit amerikan ndaj marëdhënieve me Kubën, ndaj të cilit ne nuk ka pse të kundërvihemi, pavarësisht se si veprojnë vende të tjera.

Në një diplomaci të mençur e jo “të detyruar" ka edhe mënyra të tjera votimi ose mosvotimi, për të shmangur ballafaqimin me aleatin tonë kryesor strategjik si shqiptarë.

Në fakt kjo tendence kundërvënie ndaj SHBA në OKB,  jo vetëm aty, për çështje sigurie shumë larg interesave e influencave tona, për të cilat ne duhet të ndjekim atë vend në mënyrën më paradoksale e të gabuar është bërë një rutinë në qëndrimet tona në ato organizma.

Gjykoj se kështu ne dëmtojmë interesat tona kombëtare dhe gradualisht krijojmë "të çara" në marrëdhëniet me atë vend thelbësor për ne e paqen në botë, gjë që minimalisht rrezikon të zbehë përkrahjen e çmuar amerikane ndaj çështjeve tona madhore."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat