Presidenti Ilir Meta takohet me Kardinalin e Firences

Shqipëria

Presidenti Ilir Meta takohet me Kardinalin e Firences

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 10:38
Ilir Meta dhe Ernest Simoni Troshani

Festimet e organizuar dje në Firence me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Kardinal Ernest Simoni Troshani, janë shoqëruar me takime të shumta nga Presidenti  Ilir Meta.

Në shenjë falënderimi për Kardinalin e Firences, Xhuzepe Betori, kreu i shtetit i ka dhuruar atij një mozaik të Shën Nënë Terezës, i cili është punuar nga artisti shqiptar. Presidenti i Republikës përcolli mirënjohjen për Kardinalin e Firences  për kontributin dhe vlerësimin e dhënë ndaj Kardinalit Trishani, por edhe komunitetit shqiptar, i cili jeton në Arkipeshkvinë e tij.

Lajmi është bërë publik nga vetë Presidenti Ilir Meta në një postim në rrjetin social “Facebook”.

“Në mirënjohje të respektit e përkujdesjes që tregon ndaj Kardinalit tonë Troshani dhe komunitetit shqiptar në Arkipeshkvinë e tij, i dhurova Kardinalit të Firences Xhuzepe Betori një mozaik të Shën Nënë Terezës, të punuar me dashuri nga artist shqiptar”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat