Akuzat e PD, Dako paralajmëron padi ndaj Berishës

Shqipëria

Akuzat e PD, Dako paralajmëron padi ndaj Berishës

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 14:42
Vangjush Dako

Partia Demokratike ka vijuar edhe këtë të premte akuzat ndaj Vangjush Dakos, se është i përfshirë në trafik droge me grupin e Avdylajve dhe në vjedhjen e votave.

Por Vangjush Dako në rrjetet sociale injoroi deklaratën e PD-së dhe paralajmëroi padi vetëm për Sali Berishën, i cili ka thënë se një ambasador shumë i rëndësishëm në vendin tonë i ka pohuar se kryebashkiaku i Durrësit do të arrestohet.

Sipas, Dakos ish-kryeministri shpif, pasi nuk ka ambasador që shkon e flet për arrestime tek një politikan. Pa ja kursyer ironinë, Dako shprehet i habitur që edhe ai flet përditë me qytetarët për arrestimin e Berishës, por ai është ende i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat