Meta ende pa dekret për Lleshin

Shqipëria

Meta ende pa dekret për Lleshin

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 16:46
Presidenti Ilir Meta

Të shtunën e 3 Nëntorit përfundon afati kushtetues që presidenti Ilir Meta ka për të dekretuar të propozuarin nga kryeministri Edi Rama për postin e ministrit të Brendshëm.

Deri tani presidenti i cili ka firmosur shkarkimin e Fatmir Xhafaj ende nuk është shprehur me dekret për Sandër Lleshin.

Neni 93 i Kushtetutës nuk i lë hapësirë presidentit për një rrëzim të propozimit të kryeministrit, pasi përcakton vetëm afatin 7 ditor që kreu i shtetit ka për të dekretuar emërimin  apo shkarkimi e ministrit.

Burime nga presidenca thonë se Meta është në pritje të përgjigjes së institucioneve që provojnë pastërtinë e figurës së ministrit të propozuar apo ndonjë konflikti të mundshëm interesi me kriteret që përcaktohen në nenin 103 të Kushtetutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat