Ura e Zogut po shkatërrohet

Shqipëria

Ura e Zogut po shkatërrohet

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 19:16
Ura e Zogut po shkatërrohet

Ura e Zogut, mbi lumin Mat në Milot, një nga më të vjetra në vend, po shkatërrohet e gjitha.

Megjithëse është monument kulture për shkak të vlerave arkitekturore dhe historike, ura nuk mbrohet nga askush. Mbajtëset anësore nuk ekzistojnë më. Hajdutët po kërkojnë për çdo copë hekuri.

E ndërtuar në vitin 1927, ajo ka vlera arkitekturore dhe është shpallur  monument kulture. Por pavarësisht kësaj, ura tani nuk ka asnjë mbrojtje. Dëmtimi i saj është i dukshëm dhe vazhdon në mënyrë permanente. Mbledhësit e skrapit ndodhen aty në çdo kohë.

Nuk janë vetëm hajdutët e hekurave shkak i këtij rrënimi. Agjentët atmosferikë janë një tjetër kërcënim. Lumi i trajtuar brutalisht nga firmat e inerteve godet vazhdimisht këmbët e urës duke ia dobësuar ato. Betoni rreth tyre nuk ekziston. Ato mbahen vetëm me shufrat metalike. Nuk është e largët koha që kjo urë, e cila dikur lidhte veriun me qendrën e Shqipërisë të mos ekzistojë më

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat