Një studim i ri analizon rrezikun e ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri

Shqipëria

Një studim i ri analizon rrezikun e ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 21:10
Leyla Moses Ones

Në Tiranë u publikua sot studimi mbi “Ekstremizmin e Dhunshëm” nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Studiues, zyrtarë dhe diplomatë pohuan se megjithë vlerat e rralla të Shqipërisë, si toleranca fetare, masa shtesë nevojiten për t’u përballur me sfidën e ekstremizmit, sidomos në fushën social-ekonomike. Korrespondenti ynë, Ilirian Agolli, njofton nga Tirana.

Insttuti për Demokraci dhe Ndërmejtësim publikoi sot raportin “Ekstremizmi i dhunshëm në Shqipëri ky është një studim vjetor me sondazhe dhe analiza mbi format, nxitësit dhe kërcënimet aktuale që burojnë nga ekstremizmi i dhunshëm.

Nga moria e gjetjeve përshkruhet kjo dukuri në kushtet e Shqipërisë, qëndrimet, politikat dhe masat që nevojiten përballë saj.

“Studimi thekson se gjendja e demokracisë në Shqipëri dhe niveli aktual i zhvillimit social-ekonomik mund të kërcënojnë grupe të veçanta përmes manipulimit nga ideologjive ekstremiste” - tha Gjergj Vurmo, përfaqësues i IDM-së.

Nxitësit kryesorë të ekstremizmit të dhunshëm janë shkaqet social-ekonomike, politike, kulturore, arsimore, ndaj kjo është një sfidë duhet përballuar, tha e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri, Leyla Moses Ones.

“Ju e kuptoni se jemi në një betejë midis ideologjive; njëra që ofron vlerat tona, pluralizmin dhe pranimin e tjetrit, kundër ideologjisë së ekstremizmit të dhunshëm. Një nga gjërat që vlerësoj më shumë si shtyllë qendrore e identitetit shqiptar është pranimi i tjetrit, që është shumë pranë me tolerancën. Kjo betejë e ideve është pjesa themelore e një lufte botërore, që ne duhet ta fitojmë - tha e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri, Leyla Moses Ones. - Shqipëria është në mesin e miqve të besuar ndërkombëtarë të SHBA, me të cilët po bashkëpunojnë për të përbllur me ekstremizmin dhe terrorizimin. Shba dhe Shqipëria po zbatojnë projekte afro milionë dollarë për të përmirësuar klimën nëpër komunitete rinore dhe më gjerë kundër faktorëve të dhunës në të gjithë nivelet e shoqërisë. Shqipëria është venDi i pare në rajon që ndau fonde për të përballur me rreziqet e ekstremizmit të dhunshëm. E mbi të gjitha, në Shqipëri mbizotëron toleranca fetare”.

Studimi vlerëson se Shqipëria ofron mundësi për ideologjitë ekstremiste dhe që kushte që grupet e ekstremizmit të dhunshëm të depërtojnë tek komunitetet lokale për të rekrutuar pasues, sidomos në zonat e pazhvilluara dhe periferitë e qendrave urbane me shumë banorë.

Të rinjtë me probleme të theksuara social-ekonomike bien pre e kumarit, drogave dhe sjelljeve të rrezikshme, papunësisë dhe zhgënjimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat