Basha thirrje socialistëve: Reagoni para se bandat e Rilindjes të zhdukin përgjithmonë PS-në

Shqipëria

Basha thirrje socialistëve: Reagoni para se bandat e Rilindjes të zhdukin përgjithmonë PS-në

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 22:28
Lulzim Basha

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka deklaruar se Shqipëria është marrë peng nga Rilindja.

I ftuar në emisioni ‘Zonë e Lirë’, Basha u ka bërë thirrje socialistëve që edhe ata ti bashkohen opozitës dhe shqiptarëve të ndershëm që të shpëtojnë Shqipërinë, por edhe PS-në e marrë penga nga bandat.

‘Kjo e keqe bie sepse sot përfaqësohet nga një grup i vogël njerëzish. Janë shumë pak dhe janë kundër shumicës së shqiptarëve. Më ke dëgjuar të flas për organizatën kriminale të Rilindjes, e kam fjalën për këtë grup që ka kapur parinë Socialiste, dhe nëse nuk reagojnë socialistët atëherë ata do ta marrin përgjithmonë PS-në’, deklaroi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat