Mos vallë Meta dha sinjalet për refuzim të Sandër Lleshit? A do e fusë vendin në një situatë të re politike?

Shqipëria

Mos vallë Meta dha sinjalet për refuzim të Sandër Lleshit? A do e fusë vendin në një situatë të re politike?

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 23:33
Ilir Meta, Sander Lleshi

A do e dekretojë kreu i shtetit Ilir Meta, propozimin e kryeministrit Rama për Ministër të Brendshëm? Ilir Meta, në një intervistë të dhënë sot në mbrëmje, dha disa sinjale të cilat shihen si një refuzim i emrit të Sandër Lleshit. Ai vendosi pikat mbi “I”, kur tha se askush nuk e detyron presidentin të firmosë një emër jashtë bindjes së tij.

‘Kemi rastin e Italisë, ku presidenti ka të njëjtat kompetenca. Ku ai mendoi se një emër i propozuar si Ministër Ekonomie nuk e firmosi, pasi mendoi se rrezikonte ekonominë e Italisë. Askush nuk e detyron presidentin të firmosë një emër jashtë bindjes së tij.

Në këtë drejtim unë përgjegjshmëritë e mia do ti ushtroj në mënyrë kurajoze dhe maksimale. Në këto momente, Shqipëria është në luftë me krimin e organizuar, dhe kjo po e mban Shqipërinë larg BE-së.

Unë nuk paragjykoj askënd. Unë ushtroj përgjegjësitë e mia në mënyrë maksimale. Të gjithë ata që mendojnë se mund të ndikojnë në mënyra të ndryshme sipas interesit, apo vlerësimit të tyre, duhet të jetë të qetë se unë nuk ndikohem nga asgjë. Përveç detyrës që i takon presidentit për të qenë një institucion i përgjegjshëm”, deklaroi presidenti Ilir Meta.

Ndërkohë mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë Ilir Meta. Nëse do ta refuzonte dekretimin e Lleshit, ky do të ishte rasti i parë që presidenti nuk dekreton një ministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat