Shqiptari rreh policët grekë

Shqipëria

Shqiptari rreh policët grekë

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 10:15
Ilustrim

Një 31-vjeçar shqiptar në Greqi është arrestuar nga policia pasi kundërshtoi dhe dhunoi efektivët. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në qytetin Volos. Sipas mediave greke, 31-vjeçari ishte i dehur dhe u ndalua nga policia për kontroll. Ai refuzoi kërkesën e tyre dhe menjëherë i sulmoi duke i kundërshtuar dhe goditur.

31-vjeçari raportohet se sulmoi dy oficerët 45 dhe 47-vjeçarë duke u shkaktuar lëndime fizike. Ata thërritën për ndihmë patrulla të tjera, të cilat bënë të mundur arrestimin e shqiptari. Edhe shoqërimi i tij drejt paraburgimit nuk ka qenë i lehtë. Sipas shtypit vendas, 31-vjeçari vazhdonte të kundërshtonte.

Ndaj tij policia ka ngritur akuzat e kundërshtimit, fyerjes, kërcënimit dhe shkaktimit të lëndimeve trupore. Njëri prej policëve pësoi dëmtime në vesh, kurse tjetri në dorë. Identiteti i shqiptarit të arrestuar nuk është bërë me dije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat