PD: QSUT kosh plehrash për disa kompani të lidhura me qeverinë

Shqipëria

PD: QSUT kosh plehrash për disa kompani të lidhura me qeverinë

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 14:29
Partia Demokratike

Partia Demokratike ka vazhduar akuzat ndaj Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me ilaçet e skaduara në QSUT.

Deputeti i opozitës njëherësh dhe nënkryetar i komisionit të shëndetësisë Bardh Spahia në një deklaratë për mediat tha se ilaçet në Shqipëri janë të pasigurta apo të falsifikuara.

Sipas opozitës Drejtoresha e Farmacisë së QSUT-së, Narvina Sinani është person direkt përgjegjës për skadimin e ilaçeve.

“E vërteta është se QSUT-ja është kthyer në një kosh plehrash për disa kompani të lidhura me qeverinë, që zbrazin depot e tyre nga ilaçet në prag skadence, duke ia dhuruar gjoja Spitalit, për të kursyer qindra milionë lekë për asgjësimin e tyre.
Ogerta Manastirliu thellon skandalin e ilaçeve të skaduara. Emëron në krye të agjencisë kombëtare të barnave personin përgjegjës për ilaçet e skaduara në QSUT.

Ilaçet në Shqipëri janë të pasigurta. Çdo shqiptar mund të dëshmojnë se ilaçet nuk bëjnë efekt dhe shumë prej tyre i blejnë ato në vende të BE apo SHBA.
 Ilaçet e skaduara, ilaçet e pasigurta apo të fallsifikuara kanë hyrë në Shqipëri me vendim qeverie për të pasuruar një grusht klientësh të Mafias së Ilaçeve”.

Një ditë më parë opozita tha se 93% e barnave që ndodhen në farmacinë qendrore të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë të skaduara, por kjo deklaratë u hodh poshtë nga ministrja e Shëndetësisë, e cila i cilësoi si shpifje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat