Buxheti 2019, Balla: E pafalshme mungesa e opozitës në Kuvend

Shqipëria

Buxheti 2019, Balla: E pafalshme mungesa e opozitës në Kuvend

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 16:03
Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë llogaridhënies publike të zhvilluar në Njësinë Administrative Labinot-Mal në Elbasan, e cilësoi si të pafalshme mungesën e opozitës në Kuvend, në një moment që po diskutohet buxheti i vitit 2019.

“T’ju them të drejtën Kuvendi i Shqipërisë funksionon normalisht, pavarësisht se deputetët e opozitës nuk dihet ku janë. E rëndësishme është që deputetët e opozitës të kuptojnë se qytetari që e ka votuar do ta shohë në parlament deputetin e tij. Unë nuk gjej një vend tjetër në botë që opozita të mungojë në Kuvend për diskutimin e buxhetit. Nuk ka më të rëndësishme për një deputet se sa të jetë në parlament për të diskutuar buxhetin e shtetit, se kur do të bëhet kanali vaditës, se kur do të bëhet rruga. Sa i përket atyre historive të akuzave, filmimeve, telenovelave me “babale”,  pa “babale” të jeni të sigurt që prokuroria dhe gjykata do t’i shkojnë deri në fund. Unë nuk e di çfarë do t’i ngelet PD-së pas kësaj historie, por partia ka harruar të përdorë selinë e partisë, foltoren e PD-së, foltoren e Kuvendit për të folur një herë se çfarë do bëhet me pensionet, se çfarë do bëhet me pagat, se çfarë do bëhet me ndihmën ekonomike”, u shpreh Balla.

Balla kërkoi gjithashtu nga banorët e Labinotit Mal të kenë një komunikim më aktiv me deputetin e tyre dhe të shprehin shqetësimin për çdo zyrtar të korruptuar, për çdo mungesë shërbimi apo abuzimi me detyrën. Vetëm në këtë mënyrë, tha Balla do të kemi një qeverisje më të mirë dhe një Shqipëri ashtu siç e duam. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat