Masa e sigurisë për Ervis Martinajn, vendimi shtyhet për nesër

Shqipëria

Masa e sigurisë për Ervis Martinajn, vendimi shtyhet për nesër

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 17:44
Prokuroria e shtetit

Vendimi për masën e sigurisë së Ervis Martinajt është shtyrë për ditën e nesërme.

Pritet që të dielën, në orën 11:30 të jepet masa e sigurisë për Martinajn.

Shtyrja e vendimit erdhi për shkak të volumit të materialeve.

Sipas prokurorisë, ngjarja në bllok nuk ishte e çastit, por e paramenduar, pasi nga përgjimet telefonike, Ervis Martini u ka thënë shokëve të tij që të vinin tek lokali madje të merrnin dhe armë me vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat