Zhdukja e bashkëshortes në Fier, i shoqi: Pse dyshojmë se është mbytur në lumë!

Shqipëria

Zhdukja e bashkëshortes në Fier, i shoqi: Pse dyshojmë se është mbytur në lumë!

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 18:36
Lumi Vjosa

Një 55-vjeçare nga Ferrasi i Fierit ka humbur kontaktet me familjen prej ditës së djeshme.

Bëhet fjalë për Shaqe Nexhipin, nënë e dy fëmijëve.

Familjarët dyshojnë se mund të jetë mbytur në lumin Vjosë. Në momentin kur është larguar nga banesa, gruaja ka qenë e vetme, nuk ka pasur njerëz në shtëpi.

I shoqi i 55-vjeçares, Faslli Nexhipi, thotë se gruaja e tij është e sëmurë, invalide, dhe se ka tentuar dhe herë të tjera të mbytet.

Ai kërkon ndihmën e polumbarëve për nxjerrjen e trupit.

"Është e sëmurë, merr mjekime.Ka tentuar dhe herë të tjera të mbytet në Vjosë dhe  kanë ndaluar. Këtë radhë një fëmijë na tha se dëgjova një klithmë. Vetë nuk isha, po merrja qumështin.Kur erdha këtu gjeta të gjithë dyert e hapura të shtëpisë. 

Policia erdhi mbrëmë dhe sot këtu. Kërkojmë ndihmën e polumbarëve, se me varkë po kërkojmë vetë", tha Nexhipi për "Ora News".

Kërkesën për dërgimin me urgjencë të polumbarëve  e përforcoi dhe deputeti demokrat Luan Baçi.

Baçi: Vinë dhe rrinë këtu bashkë me ju dhe rrini e shikoni në anë të lumit zonjën, nënën e dy fëmijëve, që është mbytur që mbrëmë dhe nuk e kërkon njeri. Gjithë ky shtet nuk ka polumbarë ti dërgojë me urgjencë që kjo nënë e fëmijëve të dilte këtej? Shteti është inekzistent. Ju ka zënë frika gjithandej. Mos u trembni, kërkoni ndihmë nga shteti se e ka detyrim.Të vijë dhe t'ju ndihmojë, të gjejë zonjën që është mbytur. Keni 24 orë që rrini në buzë të lumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat