Detaji interesant/ Rama nuk lejoi Sandër Lleshin t’i shkojë në zyrë Presidentit

Shqipëria

Detaji interesant/ Rama nuk lejoi Sandër Lleshin t’i shkojë në zyrë Presidentit

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 19:16
Edi Rama

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vendosur te mos e dekretoje Sander Lleshin si minister te Brendshem, pas doreheqjes se Fatmir Xhafajt.

Por pas ketij vendimi jane mesuar detaje te reja me ate qe ka ndodhur gjate dites se djeshme dhe sot.

Burime nga presidenca kane bere te ditur se nje dite me pare, Presidenti Ilir Meta kishte ftuar ne zyren e tij kandidatin per minister, Sander Lleshin.

Por takimi nuk ishte realizuar, pasi sipas burimeve, kryeministri Edi Rama nuk e kishte lejuar Lleshin te shkonte ne presidence.

Takimi mes Sandër Lleshit dhe presidentit Ilir Meta ka ndodhur vetem pasditen e sotme.

Ne kete takim, presidenti Meta e ka njohur Lleshin me vendimin.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat