Zbulohen detaje, Meta e thirri në zyrë Sandër Lleshin, ai i shkoi një ditë me vonesë

Shqipëria

Zbulohen detaje, Meta e thirri në zyrë Sandër Lleshin, ai i shkoi një ditë me vonesë

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 19:30
Sandër Lleshi

Përmes një reagimi të shkurtër institucioni i Presidencës njofton se nuk ka krijuar bindjen për t’i dhënë dekretin Sandër Lleshit si ministri i ri i Brendshëm.

 “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t'i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”, bën me dije Presidenca.

Mësohet se Meta e priti në zyrën e tij Sandër Lleshin pasditen e sotme, ku dhe e ka njohur me vendimin.

Burimet saktësuan se Meta në fakt e kishte thirrur që dje z. Lleshi por për arsye të panjohura ai ka shkuar me një 1 dite vonese në takimin me Presidentin.

Meta kishte kërkuar informacion nëpër institucione pasi Rama i la ne tryeze emrin e Lleshit për në postin e ministrit të Brendshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat