Rama sms deputetëve: Asnjë koment për vendimin e presidentit

Shqipëria

Rama sms deputetëve: Asnjë koment për vendimin e presidentit

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 07:47
Edi Rama

Asnjë koment për vendimin e presidentit

Qeveria nuk ka reaguar zyrtarisht pas refuzimit të Presidentit për të dekretuar emërimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Por në një mesazh që Kryeministri mësohet se u ka dërguar deputetëve, u kërkon të mos komentojnë vendimin e kreut të shtetit.

“Lutem asnjë lloj komenti askush për vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyrën t’i dalim Zot njerëzve, vendit, Kushtetutës me maturi dhe vendosmëri. Politika është shah, mos e harroni!”, thekson Rama në mesazhin drejtuar deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat