Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar me kontrolle të njëpasnjëshme me Drager, postblloqe janë ngritur në të gjitha rrugët e kryeqytetit, ku janë evidentuar shoferë të cilët po ngisnin në gjendje të dehur ose nën efektin e alkoolit.
Në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se vetëm gjatë dy netëve të fundit janë arrestuar 14 drejtues automjetesh, të cilët po ngisnin automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Ja çfarë raporton Policia Rrugore e Tiranës:
Në të gjitha akset rrugore të qytetit të Tiranës.
Policia Rrugore e Tiranës, me Drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma, në gjendje të dehur, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës.
Në këto momente 47 vjecari A, A, u arrestua pasi u konstatua me Drager duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l
Gjatë dy netëve të fundjavës, janë arrestuar 14 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetin ne gjendje të dehur, që varionte nga 0.56 mg/l deri në 1.14 mg/l
37 Leje Drejtimi te pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.