Zbulohen shkresat që kanë mbërritur në institucionin e Presidentit të Republikës, për verifikimin e pastërtisë së figurës së Sandër Lleshajt. Kandidatura e Sandër Lleshajt ka rezultuat e pastër sipas Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.
Në shkresën e firmosur nga kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sulaj, institucioni i cili është vënë në lëvizje pas kërkesës së Presidentit, theksohet se kandidati i propozuar nga Kryeministri Rama, Sandër Lleshaj nga verifikimit nuk rezulton të figurojë në dosjet e ish sigurimit të shtetit.
“Nga dokumentet e administruar nga ana jonë, si dhe nga verifikimet për z.Sandër Lleshaj, kandidati i propozuar nga Kryeministri për punën e Ministrit të Brendshëm, nuk figuron të këto material në dokumenet të ish-Sigurimit të Shtetit”, thekson dokumenti i firmosur nga Gentiana Sulaj.