Basha nga Korça: 350 zyrtarë i larguam nga politika, Rama ka gjetur rrugë të reja për t'i futur ata

Shqipëria

Basha nga Korça: 350 zyrtarë i larguam nga politika, Rama ka gjetur rrugë të reja për t'i futur ata

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 11:47
Lulzim Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka marrë fjalën në takimin e organizuar në Korçë me qytetarët që kishte në fokus pastrimin e politikës nga krimi. Basha tha se falë insistimit të opozitës, hyri në veprim Ligji i dekriminalizimit, që largoi nga politika, 350 zyrtarë, kryebashkiakë e deputetë, por Rama ka gjetur mënyra të tjera për t'i futur ata në politikë. Ndaj, bëhet i nevojshë, Vetingu i politikës.

Basha përmndi njerin pas tjetrit, grupet kriminale me t% cilat Rilindja ka bashkëpunuar në grabitjen e zgjedhjeve dhe theksoi se provat ekzistojnë në dosjet e prokurorisë, si në rastin e kryebashkiakut të Durrësit,  Vangjush Dakos dhe jo vetëm të tij.

Nga fjala e Bashës:

"Ju e dini se me shumë se gjysma e parave që janë investuar këtu në Korçë, kanë shkuar në xhepat e kontraktorëve, që janë përdorur thjesht për t’i zhvatur ëkto para dhe futur në xhepat e tyre dhe të politikanëve.

Është fakt se në pjesën tjetër të vendit nuk ka pasur asnjë investim domethënës, as rritje rrogash e pensionesh. Është fakt se nuk ka një investim të huaj të rëndësishëm në këto 5 vite.

Është fakt se në Korçë dhe në gjithë Shqipërinë, numri i bizneseve që mbyllin qepenat ka arritur shifrën dramatike prej 45 biznesesh në ditë. Pra, në kohën që ne jemi këtu në sallë derisa të dalim jashtë, 2-3 biznese i kanë mbyllur qepenat.

Është fakt se 49% e shqiptarëve nuk paguajnë dot faturën e ujit dhe dritave dhe 39% nuk e ngrohin dot shtëpinë.

Sot nuk jam këtu për të gërvishur këtë plagë, por për të prezantuar themelet e planit tonë për zgjidhjen e këtij problemi. Ne kemi paraqitur tre shtyllat për pastrimin e politikës nga krimi, çlirimin e zgjedhjeve.

Nuk ka qytet më të mirë për ta nisur këtë se nga Korça dhe do ta vazhdojmë në mbarë vendin.

Ato janë baza e veprimit që do të ndryshojnë situatën në Shqipëri.

Sot kemi 350 politikanë, zyrtarë, kryebashkiakë, deputetë, që ligji i dekriminalizimiti nxori nga politika, por Rama ka gjetur mënyra të tjera për t’i futur ata.

Ne denoncuam rastin e Agron Xhafajt dhe sot, vëllai i tij Fatmir Xhafaj është i shkakrkuar nga detyra.

Ne denoncuam idhjet e Taulant Ballës, që marrin tendera në kundërshtrim me ligjin.

Përtej denoncimeve, përtej dhënies zë të zemërimit popullot, sot opozita, PD po paraqet rrugët e daljes nga kriza. Jo thjesht me slogane, por me platforma konkrete. Ne presim që këto platforma të jenë produkr jo vetëm i ekipit tonë në Shqipëri, por të pasurohet po ëkshtu duke i dhënë dimensionin e plotë të debatit me qytetarët. ndaj ju ftoj të ndiqni tre prezantime të shkurtra nga znj. Tabaku, z. Bylykbashi dhe z. Bardhi. "

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat