Festë, gëzim dhe shampanjë në PS pas mosdekretimit të Lleshit, ja kush e synon postin e Fatmir Xhafës … - Bota Sot
Festë, gëzim dhe shampanjë në PS pas mosdekretimit të Lleshit, ja kush e synon postin e Fatmir Xhafës …

Shqipëria

Festë, gëzim dhe shampanjë në PS pas mosdekretimit të Lleshit, ja kush e synon postin e Fatmir Xhafës …

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 12:13
Sali Berisha

Festë dhe gëzim i madh në PS për rrëzimin e propozimit të Edi Ramës për ministër të brendshëm nga Presidenti I Republikës.

Ish-Kryeministri Berisha shkruan se shumica e tyre festuan pasi i shpëtuan në këtë kohë përgjimesh e rregjistrimesh, kontrollit polices të dyfishtë të Ramës.

“Të tjerët, krahu i pluhurit dhe i drogës, u ngazëllyen pasi endrra e tyre për të zënë vendin e Xhafës doli nga varri.”

Berisha shkruan se ka dhe një grup të tretë që po u dërgon mesazhe urimi Olta Xhackës dhe Etilda Gjoni, si minister e ardhshme të brendshme.

“I vetmi që nuk gëzon ëshë Bushati, pasi ka frikë se Senida Mesi do bëhet ministtre dhe atij do i biën aksionet në bandat siciliste të Shkodrës”, shkruan ish-kryeministri

Ja postimi i plotë i tij   

Pse u gezuan dhe festuan mbreme pabesisht narkodeputetet e narkomazhorances!?

Te dashur miq, nje feste dhe gezim i pazakonshem shpertheu mbreme tek narkoparlamentaret e narkomazhorances siçiliste per mos dekretimin nga Presidenti i Republikes i kandidatures se keshilltarit te Rames, Sander Lleshi si minister i brendshem.

Telefonatat, SMS, Ëatsapp, BBM, telegrafet e urimit per njeri tjetrin por edhe per vet presidentin dhe anturazhin e tij tejkaluan shume ato qe ata dergojne per pashke apo bajram. Ne Hilton dhe kafete e tjera te narkosit u hap edhe shampanje. Shumica e tyre festuan se i shpetuan ne kete kohe videosh dhe regjistrimesh spiunimit dhe kontrollit policesk te dyfishte te Rames (pas atij qe ushtron me sigurimsat e SHISH) ndaj tyre, pasi gjenerali ne daljen e tij ne Opinion i lemeriti sepse ai u paraqit aty si spiun kongenital dhe i tmerroi tek betohej 35 here per koke te Rames sikur Rama te ishte vet Krishti dhe jo Antikrishti i dyte i shqiptareve pas Enverit.

Te tjere, krahu i pluhurit dhe droges u ngazllyen pasi endrra e tyre per te zene vendin e Xhafes doli nga varri, kurse te tretet nuk u permbajten dhe nisen sipas preferences mesazhet e urimit ndrikullave Xhaçka, Gjoni, madje edhe te dyjave, si ministret e tyre te ardhshme te brendshme. Nder socialistet, i merzitur qartas mbeti vetem Ditziu sepse druan shume se ndrikull Mesi do jete ministrja e brendshme dhe atij do te bien aksionet ne banditet siçiliste te Shkodres.

Ne kete feste mori pjese edhe viktima e Gjushit, vet Xhafa, i cili i tha Lal Plehut se qesh mire ai qe qesh i fundit! sb

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...