E hënë, nis rënia e temperaturave

Shqipëria

E hënë, nis rënia e temperaturave

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 07:27
Parku Ndërkufitar i Prespës, vjeshtë 2018.

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga aktiviteti  i masave ajrore me origjinë Kontinentale të cilat po ifluencojnë mot të qëndrueshëm në vendin tonë dhe Kosovë.

Fillimi i javës, 5 nëntor:  moti do të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike, pra me vranësira mesatare deri të dendura dhe kthjellime të përkohshme. Era do të jetë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi  8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 3  lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të  vijojnë me rënie.Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore         10/18°C 
Zonat e  ulëta          11/24°C
Zonat  bregdetare   15/24°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat