Me kartë identiteti falso po kalonte kufirin, arrestohet fieraku. Emri

Shqipëria

Me kartë identiteti falso po kalonte kufirin, arrestohet fieraku. Emri

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 09:10
Foto

Një 25-vjeçar  ka rënë në prangat e policisë shqiptare gajtë kalimit të pikën kufitare në Kakavijë.

Arsyeja a arrestimit sipas policisë është se shtetasi i identifikuar si Vasil Selçiotis është kapur me kartë identiteti të falsifikuar.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – Vasil Selçiotis, 25 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është paraqitur në Hyrje të Republikës së Shqipërisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije me një dokument udhëtimi (kartë identiteti) të dyshuar të falsifikuar. Pas verifikimeve që u kryen nga shërbimet e policisë ky dokument ka rezultuar i falsifikuar me të dhëna dhe gjeneralitete të një personi tjetër dhe fotografinë e shtetasit Vasil Selçiotis.

 Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të ”Falsifikimit të dokumentave” neni 186 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat