Deputetët e PS në seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e Xhafajt

Shqipëria

Deputetët e PS në seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e Xhafajt

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 10:48
Kuvendi i Shqiperise

Kuvendi do të mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme për të votuar dekretin e Presidentit të Republikës për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Lajmi është bërë i ditur nga burime brenda mbledhjes së Grupit parlamentar të PS-së, që është mbledhur sot dhe që është konsultuar për ta zgjidhur ngërçin e krijuar pas mosdekretimit nga Presidenti të Sandër Lleshit si ministri i ri i Brendshëm.

Dje, Kryeministri edi Rama ka pasur një takim 90-minutësh me Metën për këtë çështje.

Sot, mazhoranca në qeverisje ka vendosur të avancojë me procedurat për emërimin e ministrit të ri dukevotuar së pari shkarkimin e Xhafajt dhe për t'i hapur rrugën, ministrit të ri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat