Rama lë Shqipërinë pa ministër të Brendshëm

Shqipëria

Rama lë Shqipërinë pa ministër të Brendshëm

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 11:07
Edi Rama

Edi Rama duket se ka vendosur të lejë Shqipërinë pa Ministër të Brendshëm.

Me vendimin e tij për të emëruar Sandër Lleshin zv/ministër me vendim qeverie, Rama duket se ka vendosur ti shkojë deri në fundit këmbënguljes së tij, pas refuzimit nga ana e Presidenti Ilir Meta për ta dekretuar emrin e ri.

Kështu në mbledhjen e sotme të grupit të PS-së, Edi Rama ka bërë të ditur se do të emërojë Gjeneralin Lleshi zv/ministër.

Me këtë vendim të tij, Rama ka bërë publik faktin se nuk do të propozojë emër tjetër për ministër të Brendshëm.

Me këtë vendim Rama ka treguar se do ta lejë ministrinë e Brendshme pa ministër, por me zv/ministër që do ti japë kompetencat e ministrit.

Por kush do të ja lëjë Sandër Lleshit këto kompetenca?

Këto kompetenca duhet të ja jepte ministri paraardhës, por aktualisht Fatmir Xhafaj është shkarkuar nga kjo detyrë dhe nuk mund ti delegojë kompetenca askujt tjetër, përveç zëvendësuesit të tij.

Ky zëvendësministër do të ketë kompetenca të kufizuara dhe nuk mund të ketë kurrë kompetencat e plota të Ministrit të Brendshëm.

Kjo nuk është hera e parë që një qeveri socialiste vendos që ministria e Brendshme të drejtohet nga zv/ministri.

Është rasti i Igli Toskës që Fatos Nano e mbajti zv/ministër për disa javë në muajt tetor, nëntor e dhjetor të vitit 2003 deri kur më në fund e emëroi në detyrën e ministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat