Qeveria e vendosur: Do shembim 317 ndërtesa te Unaza e Re

Shqipëria

Qeveria e vendosur: Do shembim 317 ndërtesa te Unaza e Re

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 11:13
Foto

Pas protestave të dy ditëve me radhë të banorëve të Unazës së re banëset dhe bizneset e të cilëve preken nga zgjerimi i rruges ka ardhur me në fund edhe një reagim nga autoriteti rrugor shqiptar.

Kreu i ARRSH-së,  Afrim Qendro tha për mediat se ky rikualifikim do të shoqërohet me prishjen e disa objekteve.  Ai shtoi se ky projekt është me rëndësi 100 vjeçare, ndërsa ndërtimi sipas tij do të shoqërohet me  të gjitha elementët urbanë. Sipas kreut të ARRSH-së, nga verifikimi në terren janë konstatuar 317 objekte që preken nga projekti.

Qendro pohoi se ndërtesat të cilat janë në proces legalizimi do të bllokohen menjëherë, ndërsa të tjerat që kanë një dokument pronësie, do të shlyhen financiarisht pas verifikimeve në terren.

Kemi dalë në terren dhe kemi bërë vlerësimin paraprak u shpreh dshefi I autoritete te rrugevem cka sollia edh protesta e banorve.

Nga ky kontroll sipas tij na del se në total janë 317 objekte, të cilat 163 janë në proces legalizimi, të cilat do të jenë të s’kualifikuar dhe 123 objekte janë me vërtetim pronësie.

Ndërtimi i “Unazës së Madhe” në Tiranë do të shoqërohet me prishjen e një numri të madh ndërtesash, të cilët janë të vendosura përgjatë gjithë segmentit nga “Pallati me Shigjeta” tek sheshi “Shqiponja”.

Ndëkrohë që banorët e kësaj zone kanë paralajmeruar serish protesta në kërkim të së drejtes së tyre për informim dhe shpronësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat