Paralajmërimi i mediave greke: 2 mijë qytetarë do të nisen drejt Bularatit për varrimin e Katsifas

Shqipëria

Paralajmërimi i mediave greke: 2 mijë qytetarë do të nisen drejt Bularatit për varrimin e Katsifas

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 11:18
Konstantinos Katsifas

Trupi i 35-vjeçarit Konstantinos Katsifas pritete ti kthehet nesër në familje për t’u përcjellë në banesën e fundit.

Ndërkohë mediat greke paralajmërojnë që drejt Shqipërisë pritet që të udhëtojnë mbi 2 mijë persona për të marrë pjesë në funeralin e tij në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

“Mbi 2 mijë qytetarë të Vorio Epirit përgatiten të shkojnë në Bularat në funeralin e Kacifas, që pritet të kthehet në protestë. Klima në minoritetin grek është përkeqësuar.

Ekziston rreziku që marrëdhëniet greko-shqiptare të kthehen prapa 10 vjet për shkak të kësaj ngjarje”, shkruan gazeta e njohur ‘Kathimerini’.

Konstantinos Kacifas u vra 8 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.

Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Po pas ekspertizave të kryera edhe në Tiranë tashmë duket se kërkesa e vetme që kanë familjarët ndaj shtetit shqiptar është tërheqja e trupit, dhe varrosja e të ndjerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat