Buxheti për arsimin parauniversitar, objektiv reduktimi i numrit të nxënësve për klasë - Bota Sot
Buxheti për arsimin parauniversitar, objektiv reduktimi i numrit të nxënësve për klasë

Shqipëria

Buxheti për arsimin parauniversitar, objektiv reduktimi i numrit të nxënësve për klasë

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Për reduktimin e nxënësve në klasa në vijim të përmbushjes së treguesve të performancës, ministria e Arsimit ka parashikuar për arsimin parauniversitar, fondin që kap shifrën e 29.7 miliard lekë, duke e përkthyer këtë të fundit edhe në ndërtimin e shkollave të reja.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë tha në komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik se përmes këtij fondi synohet reduktimi i nxënësve në klasa, si një problematikë prej vitesh.

“Për arsimin parauniversitar, fondet kapin shifrën e 29.7 miliard lekëve për të mundësuar përmbushjen e treguesve  të performancës që lidhet me raportin e nxënësve për klasë  sepse synojmë reduktimin edhe më tej të këtij raporti. Në zonat urbane, ky raport synohet 28-30 përmes investimeve në infrastrukturën shkollore. Për bashkinë e Tiranës ku evidentohet edhe numri më i madhe apo raporti më i lartë i nxënësve në klasë ka filluar projekti për ndërtimin e 17 shkollave të reja me partneritetin publik-privat ku ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të kontribuojë me një buxhet vjetor prej 700 milion lekësh për një periudhë 7-vjeçare duke filluar nga viti 2020. Aktualisht është nënshkruar një kontratë për ndërtimin e shkollave, loti i parë me një vlerë totale prej 2.5 miliard lekësh dhe janë në proces 3 lote të tjera që kryejnë procesin nën monitorimin dhe nën përgjegjësinë e bashkisë së Tiranës”, – sqaroi ministrja./ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...