Vasili ‘ngushëllon’ Ballën: Nuk ke faj se ashtu ta ka shpjeguar shkollëpakti

Shqipëria

Vasili ‘ngushëllon’ Ballën: Nuk ke faj se ashtu ta ka shpjeguar shkollëpakti

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 07:11
Petrit Vasilit

Taulant Balla u shpreh sonte në një intervistë, se Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, në rastin e mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Pas kësaj deklarate, Petrit Vasili ka ironizuar me “homologun” e tij, kreun e grupit parlamentar të PS-së.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili thotë se Balla nuk ka faj kur “ja fut kot për Kushtetutën, pasi atij ja ka shpjeguar shkollëpakti”.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

“Mos e merrni as seriozisht as sinqerisht kete Ballen, kur ja fut kot per kushtetuten, se nuk ka asnje faj se ja ka shpjeguar Shkollepakti. Ndaj duken te dy sokaku i te marrëve”, shkruan Vasili në një shënim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat