Vitore Tusha, a i plotëson kriteret kandidatja e Metës për kreun e KLSH-së?! - Bota Sot
Vitore Tusha, a i plotëson kriteret kandidatja e Metës për kreun e KLSH-së?!

Shqipëria

Vitore Tusha, a i plotëson kriteret kandidatja e Metës për kreun e KLSH-së?!

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 07:17
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka zyrtarizuar sot kandidaten e tij, për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit. Ajo është ish-gjyqtarja Vitore Tusha. Emri i saj tashmë do të kalojë në Parlament, i cili ka të drejtën ta emërojë apo jo, kandidaten e propozuar nga Meta.

Kryetari i KLSH-së duhet të plotësojë disa kritere. Dhe një prej kritereve të rëndësishme, duket se kandidatja e Metës nuk e plotëson. Bëhet fjalë për pikën b, të nenit 20, që thotë se kryetari i KLSH-së duhet të ketë përvojë profesionale në çështje financiare. Tusha nuk e plotëson një kriter të tillë, pasi ka qenë gjyqtare. Puna kryesore e KLSH-së, është të zbulojë shkeljet financiare të institucioneve shtetërore, dhe kjo mungesë e zonjës Tusha, është një minus i madh. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...