Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë sot dekretin e Presidentit, Ilir Meta, për shkarkimin e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërsa Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme si zëvendësministër.
Këtë lajm e ka bërë të ditur një ditë më parë kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së Grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
“Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të Brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme si zëvendësministër, por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10:00”, u shpreh Rama.