Meidani: Ngërçi erdhi si pasojë e mosbashkëpunimit mes Ramës e Metës - Bota Sot
Meidani: Ngërçi erdhi si pasojë e mosbashkëpunimit mes Ramës e Metës

Shqipëria

Meidani: Ngërçi erdhi si pasojë e mosbashkëpunimit mes Ramës e Metës

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 12:23
Ish-Presidenti socialist, Rexhep Meidani

Ish-Presidenti socialist, Rexhep Meidani gjatë viteve 1997-2002 ia lë fajin mungesës së dialogut mes dy krerëve të shtetit krizën politike dhe institucionale që është krijuar së fundmi nga mosdekretimi i ministrit të ri të Brend-shëm. Për “Gazeta Shqiptare” ai ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe në mënyrë të veçantë konfliktin e krijuar mes presidentit dhe kryeministrit, duke theksuar se ngërçi ka ardhur si pasojë e mungesës së diskutimeve paraprake mes tyre. Ai u shpreh se gjatë presidencës së tij procedohej ndryshe nga tani, ku kryeministri para se të bënte një propozim konkret, siç është edhe rasti i tanishëm, diskutonte paraprakisht me presidentin. Kjo mënyrë thekson Meidani arrinte që të shmangte konflikte apo kriza të tilla. “Praktika e mëparshme edhe gjatë kohës që unë isha në Presidencë ka qenë që bashkëbisedohej përpara se të niseshin letrat zyrtarisht.

Pra, bashkëbisedohej mes presidentit dhe kryeministrit paraprakisht për të sheshuar mosmarrëveshjet që mund të kishin dhe pastaj procedohej me propozim. Prandaj dhe nuk kishte probleme dhe konflikte të të kësaj natyre”, – u shpreh ish-Presidenti, Rexhep Meidani. Kur bëhet fjalë për zgjidhjen që mund të ketë situata aktuale, ai shprehet skeptik, pasi Gjykata Kushtetuese që mund të përcaktonte se kush ka të drejtë është jashtë funksionit për shkak se aktualisht ka vetëm 2 anëtarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...