Vasili i del në mbrojtje Metës: Rama ngatërron punët e shtetit me punët e shpirtit

Shqipëria

Vasili i del në mbrojtje Metës: Rama ngatërron punët e shtetit me punët e shpirtit

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 13:47
Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili

Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në parlament dhe akuzave ndaj Presidentit Meta për shkelje të Kushtetutës në lidhje me mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm.

Vasili shprehet se shefi i qeverisë vuri kujën për Lleshin në mes të Parlamentit, ndërsa shton se Rama ngatërron punët e shtetit me punët e shpirtit.

Postimi i plotë:

Kryeministri i plagosur shpirterisht qan per Lleshaj ne kuvend.Kryeministri qe nuk vuri kujen se Shqiperia u mbyt me droge dhe u pagezua si Kolumbia e Europes,apo qe eshte vendi i pare ne Europe per emigrimin e femijeve,apo qe u rikthye ne listen e zeze te vendeve qe pastrojne para,apo qe krimi i organizuar dhe dhjetra banda jane sheshit neper Shqiperi sot: vuri kujen ne mes te parlamentit e qan e qan aq fort per lleshajn. Duket nje qarje qe shkon pertej kushtetutes,nje qarje, qe i del nga zemra,nga shpirti dhe nga trupi.. Mbaje veten kryeminister se le nam mos ngaterro punet e shtetit me punet e shpirtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat