U shkarkua sot, digjet mjeti i ish-shefit të policisë së Burgut të Drenovës

Shqipëria

U shkarkua sot, digjet mjeti i ish-shefit të policisë së Burgut të Drenovës

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 15:27
Burgu i Drenovës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në qytetin e Korçës, ku është djegur automjeti i ish-shefit të policisë së Burgut të Drenovës, Adriatik Parisi.

Parisi është shkarkuar vetëm sot nga detyra, ndërkohë që mjeti ndodhej i parkuar në garazhin e shtëpisë. Bashkë me mjetin është përfshirë nga flakët edhe garazhi.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e zjarrit, e sigurisht edhe dyshimet nëse ka qenë aksidental apo zjarrvënie e qëllimshme. Nëse do të rezultojë kjo e fundit do të hetohet nëse ka ndodhur për shkaqe në lidhen me detyrën që ka kryer ish-shefi i policisë së Burgut të Drenovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat