Mediat greke vlerësojnë aktin e Ilir Metës: Ndërhyri për heroin tonë

Shqipëria

Mediat greke vlerësojnë aktin e Ilir Metës: Ndërhyri për heroin tonë

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 18:38
Ilir Meta

Ilir Meta është politikani shqiptar më afër grekëve. Kështu i qaset gazeta greke “Protothema” Presidentit të Shqipërisë teksa shkruan se ishte ai që ndërhyri për të kthyer trupin e Kostantin Katsifasit tek familje pas hetimeve të Prokurorisë së Krimevë të Rënda.

“Brenda pak orësh, por jo më vonë se të mërkurën në mëngjes pritet të dorezohet për familjarët trupi Kostandinos Kacifa, i cili mbeti i vrarë nga RENEA ne Bularat të Gjirokastrës pas dyluftimit për të mos u dorëzuar”, shkruan Protothema” duke mos i kursyer lëvdatat për Metën.

Gazeta nacionaliste greke shkruan Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur letrës dërguar nga kryetari i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cili kishte theksuar dimensionin humanitar të çështjes dhe nevojën për t’i dorëzuar trupin e Kacifas familjes për të bërë varrimin në Bularat.

Më tej shtojnë se Prokuroria shqiptare ka përfunduar procedurat që lidhen dhe ekspertizën mjeko-ligjore dhe sonte ose të mërkurën në mëngjes do të nënshkruhet vendimi për lirimin nga morgu i Tiranës, që trupi i 35-vjecarit Kacifa te merret nga familja për të kryer funeralin në Bularat.

Ai vlen te theksojme se Ilir Meta eshte plitikani i pare i lartë shqiptar që ka marrë Medaljen e Artë të Parlamentit të Greqisë.

Bëhet fjalë për një medalje që nuk i jepet çdokujt nga Parlamenti i Greqisë, por personazheve që ata i shohin pranë kauzave të tyre.

Medaljen në fjalë Meta mori në tetor të vitit 2016, pak javë pasi ishte zgjedhur president, në vizitën e zhvilluar në Greqi, ku kreu i Parlamentit grek Nikolaos Voutsis i akordoi “Medaljen e Artë të Parlamentit të Greqisë”.

Kjo medalje i akordohet nga Parlamenti grek personaliteteve të rëndësishme në shenjë nderimi për kontributin e tyre të shquar dhe të jashtëzakonshëm në shërbim të shtetit helen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat