Kriza qeveri-president, Spiropali: Duan ta kthejnë në krizë të reformës në drejtësi

Shqipëria

Kriza qeveri-president, Spiropali: Duan ta kthejnë në krizë të reformës në drejtësi

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 23:29
Elisa Spiropali

Mos dekretimi i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, i ka trazuar sërish “ujërat” e politikës në Shqipëri. Kjo temë është trajtuar edhe në studion e “Top Show”, ku pjesë e panelit ka qenë edhe deputetja PS, Elisa Spiropali.

Teksa thekson se mazhoranca do të përdorë të gjitha mjetet kushtetuese për të çuar deri në fund bindjen se Presidenti ka gabuar me dekretin e Sandër Lleshit, ajo aludon se pas vendimit të Metës fshihen qëllime të tjera.

Sipas Elisa Spiropalit, duke parë deklaratat e opozitës, po synohet që kjo krizë të duket se vjen si rrjedhojë e reformën në drejtësi që ka bllokuar Gjykatën Kushtetuese.

“Duan ta kthejnë në krizë të reformës në drejtësi”, theksoi ajo duke shtuar se “Gjykata Kushtetuese do te ngrihet shume shpejt. Edhe kjo qe po ndodh do shkoje ne Kushtetuese për të pare nëse kryeministri apo presidenti ka shkelur kushtetutën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat