Atentati në Durrës: Gjendet e djegur një makinë, dyshohet e autorëve

Shqipëria

Atentati në Durrës: Gjendet e djegur një makinë, dyshohet e autorëve

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 08:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjendet ne Durres nje makine e shkrumbuar plotesisht. Burime per “Panorama” bejne me dije se makina e djegur, qe shihni ne foton me poshte, eshte gjetur ne Shenvlash dhe dyshohet se i perket autoreve te atentatit te mbremshem. 

Ne atentat gjeti vdekjen mbreme Edison Harizaj nga Vlora, per te cilin thuhet se eshte miku i Emiljano Shullazit. Bashke me te ka qene ne makine edhe Genci Caca, 33 vjeç, por ai ndodhet ne vdekje klinike dhe mbahet ende ne jete me aparatura.

Ata ndodheshin në një “Audi A8” kur janë qëlluar me armë zjarri. Sipas burime policore, Makina e tyre ishte nisur nga Tirana dhe udhëtonte në drejtim të Kavajës.

Harizaj është 39 vjeç me precedente te meparshem dhe sipas burimeve policore, dyshohet se ishte pjese e grupit te Emiliano Shullazit.

Nga informacionet paraprake, mësohet se Policia po heton dy pista: larje hesapesh dhe hakmarrje.

“Më datë 06.11.2018 , rreth orës 22:50 ,në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip ‘Audi’ është gjetur pa shenja jete shtetasi E.H. 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin paraprak te Policise se Durresit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat