Një 32-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm nga polica e Elbasanit, falë një bashkëpunimi me Policinë e Kryeqytetit.
32-vjeçari, Thanas Bego është ndaluar nga forcat policore Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale të “Plagosjes me dashje” dhe “Vjedhjes”.
Gjithashtu ndaj tij rëndojnë edhe akuza të tjera si mosbindje nda efektivëve të policisë, shkatërrim prone Bego është kapur ne kryeqytet pas një pune te mirë organizuar te sektorit te krimeve te komisariatit te policisë Elbasan ne bashkëpunim me koleget e Tiranes. /ATSH