Zbulohet e shkuara kriminale e viktimës, nga zhdukja e Xhaferrit në Vlorë tek vrasja e gjyqtarit Konomi

Shqipëria

Zbulohet e shkuara kriminale e viktimës, nga zhdukja e Xhaferrit në Vlorë tek vrasja e gjyqtarit Konomi

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Edison Harizaj, personi që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në atentatin në Durrës dyshohet se ka një të shkuar kriminale. 

Burime nga policia bëjnë me dije se Edison Harizaj, ka qenë i përfshirë në vepra të ndryshme kriminale, ku më e fundit është zhdukja e Albano Xhaferrit në Vlorë, në qershor të këtij viti.

Po ashtu nga informacionet e deritanishme mësohet se ka qenë pjesë dhe bashkëpunëtor i disa bandave, që drejtohen nga Emiliano Shullazi, në Durrës-Tiranë-Krujë.

Ndërkohë që mësohet se Harizajt dyshohet se ka marrë pjesë dhe në atentatin kundër gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë.

Për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur disa vite më parë, viktima nuk ësthë faktuar asnjëherë që ka marrë pjesë, pasi nuk janë  gjetur prova.

Në datën 2 gusht 2018,për zhdukjen e Albano Xhaferit është marrë deklarim Gazmend Merkaj, banues në Vlorë, i cili është lidhje shoqërore e shtetasit Ardit Kola dhe në datën 1 gusht 2018 është vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier duke shpjeguar se ndihej i kërcënuar për jetën nga shtetasit Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj. Merkaj ka shpjeguar se ka dijeni për zhdukjen e shtetasit Albano Xhaferi, pasi ka qenë me shtetasit e mësipërm kur ata kanë organizuar dhe marrë atë, me qëllim për ta dorëzuar në ambientet e Kompleksit “Oslo”, në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë, për llogari të shtetasit Edison Harizaj. Gazmend Merkaj ka shpjeguar gjithashtu se ka mësuar nga shtetasit Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj se shtetasi Albano Xhaferi është vrarë me mjete të forta që në momentin që është marrë në automjetin e markës “Audi” me targë AA 560 TR dhe më pas është dërguar për në garazhet në posedim të shtetasit Edison Harizaj në Kompleksin “Oslo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat