Padia ndaj Arta Markut, Hajdarmataj: Të përjashtohet gjyqtari i çështjes

Shqipëria

Padia ndaj Arta Markut, Hajdarmataj: Të përjashtohet gjyqtari i çështjes

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 12:46
Prokurori Besim Hajdarmataj

Prokurori Besim Hajdarmataj kërkon përjashtimin e gjyqtarit që po shqyrton padinë e tij kundër Prokurores se Pergjithshme Arta Marku.

Prokurori Hajdarmataj pretendon se gjyqtari Avni Sejdiu, që po shqyrton cështjen, ndryshoi orën e seancës, pa njoftuar ndaj edhe ka kërkuar përjashtimin e tij.

Më 25 tetor të këtij viti, ish drejtuesi i Krimeve të Rënda paditi Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku në Gjykatën Administrative, pas urdhrit për transferim në Pogradec si prokuror të thjeshtë. Nëpërmjet kësaj padie, ai kundërshton urdhrin për transferimin e tij nga Prokuroria për Krime të Rënda, në Prokurorinë e Pogradecit.

Kujtojmë se Besim Hajdarmataj ishte prokurori që hetoi dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik droge. Hajdarmataj u shkarkua nga kryeprokurorja Arta Marku e nga detyra e kreut të Prokurorisë për Krimet e Rënda, për t’u zëvendësuar me Donika Prelën, me arsyetimin zyrtar për përmirësimin e punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat