‘Sorristi Lleshaj, e zbatoi porosinë e parë të Ramës’

Shqipëria

‘Sorristi Lleshaj, e zbatoi porosinë e parë të Ramës’

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 20:30
Sandër Lleshajt

Duke komentuar urdhrat e parë të Sandër Lleshajt, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili nuk ka ngurruar ta emërtojë zv/ministrin e Brendshëm si ‘Sorrist’.

Sipas Vasilit, porosia e parë e Ramës për Lleshajn ka qenë pikërish të merrej me plehrat e bashkisë e jo me plehrat kriminale që tunden në mes të qyteteve.

Jo rastësisht Lleshaj e fillon me një Sorrosizëm të tillë se këtë i ka kërkuar kryeministri.

Ndaj dhe kryeministri vdiq për Lleshajn’, shkruan Petrit Vasili në reagimin e tij në Facebook.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Merret me plehrat e bashkisë dhe jo të krimit ndaj Edi Rama vdiq për Lleshajn.

Urdhri i parë i Keqformimit kushtetues, që drejton sot në mënyrë antikushtetuese Ministrinë e Brendshme ishte të merret policia me plehrat urbane dhe jo me plehrat kriminale që tunden e shkunden në mes te qyteteve tona.

Jo rastësisht Lleshaj e fillon me një Sorrosizëm të tillë se këtë i ka kërkuar kryeministri.

Ndaj dhe kryeministri vdiq për Lleshajn.

Vetëm ai mund ta rehatoje kryeministrin dhe ta bëjë sefte punën duke urdhëruar Policinë e Shtetit të merret me plehrat e bashkisë dhe jo me plehrat e krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat